
Pas shpalljes së krizës energjetike dhe paralajmërimit se vendi ynë mund të përballet me rritje të çmimeve, kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot qeverinë, ku pritet të diskutohet në lidhje me këto çështje.
Mbledhja pritet të fillojë në orën 09:00 dhe më pas Rama do të mbajë një konferencë për mediat, ku do të prezantojë planin për mbrojtjen e qytetarëve dhe biznesit të vogël nga efekti që mund të ketë një rritje e pakontrolluar e çmimeve.
Ndërkohë para mbledhjes së qeverisë, Rama përmes një video mesazhi në rrjetin social Facebook i ka dhënë përgjigje disa prej komentuesve të cilët janë shprehur të shqetësuar në lidhje me këtë fakt dhe kërkojnë se pse çmimi i energjisë duhet të rritet kaq shumë.
Rama shprehet se kriza energjetike është në të gjithë botën dhe se është e pashmangshme për vendin tonë.
Prodhojmë kur kemi reshje të mjaftueshme dhe blejmë kur ka thatësirë. Shqipëria është e varur njëlloj si të gjithë vendet e tjera nga çmimet e vendeve.
Ndërkaq pyetjes se pse duhet që kostoja e vendeve të zhvilluara si Spanja dhe Gjermania duhet të krahasohen me rrogat në vendin tonë, por Rama është shprehur se çmimet e bursës për energjinë në tregun ndërkombëtar janë të njëjta.
Çmimet e bursës së energjisë në tregun ndërkombëtarë ku Shqipëria blen energji Shqipëria nuk bën ndonjë dallim me vendet e tjera në raport me rrogën.
Më 3 tetor, në një deklaratë të papritur për mediat, kryeministri Edi Rama paralajmëroi një rritje të çmimit të energjisë, ku tha se e gjithë bota po përballet me një krizë të tillë dhe se efektet po ndihen edhe te ne.
Dy ditë më parë, qytetarët u mblodhën në Bulevardin "Dëshmorët" e Kombit ku protestuan kundër rritjes së çmimeve, pasi vendi ynë është përballur edhe me rritje të çmimit të bukës dhe karburanteve.



