
Deputetja demokrate, Jorida Tabaku reagon lidhur me vendimin e Bordit të Transparencës, për çmimet e produkteve të shportës.
Ajo thotë se në një kohë kur produktet e shportës po rriten në mënyrë të pakontrolluar, qeveria vazhdon të luajë dhe eksperimentojë me “Bordin e Transparencës” që sipas saj, më shumë është një bord që do të ruajë monopolet duke përcaktuar çmimet.
Nuk di të ketë asnjë vend tjetër sajesa të tilla kriptokomuniste për të ruajtur monopolet, oligopolet e tregut dhe jo për t’i shërbyer qytetarëve. Shqipëria ka për të pasur një nivel të lartë inflacioni që do të prekë me gjasë edhe 5% edhe që do të vazhdojë edhe në vitet në vijim. Masat që duhet të marrë qeveria janë ato që lidhen me politikat fiskale dhe kanalizimi i ndihmave tek qytetarët e pamundur. Në fakt, qeveria po kanalizon çmimet dhe gjithë sajesat e saj për oligopolet. Rritja e të ardhurave në buxhet si shkak i inflacionit është fakt porqveria preferon që me ato të ardhura të indeksojë inflacionin për kontratën e inceneratorit dhe jo rrogat dhe pensionet.
Tabaku shton se plani i gënjeshtërt tre mujor me subvencione qesharake nuk do shërbejë për asgjë përpos propagandës.
Ajo kujton propozimin ndaj qeverisë për ndërhyrje dhe refuzimin, pasi sipas saj, nuk ka dëshirë të ndihmojë shqiptarët por oligarkët.



