Vokshi: Rama dhe Veliaj po grabisin pronën, do ndërtojnë 6 kulla brenda territorit të Teatrit Kombëtar

Vokshi: Rama dhe Veliaj po grabisin pronën, do ndërtojnë 6 kulla brenda territorit të Teatrit Kombëtar

Partia Demokratike ka vijuar me akuzat ndaj qeverisë për ndërtimin e 6 kullave në pronën e Teatrit Kombëtar.

Sipas PD-së nëpërmjet këtij akti Rama dhe Veliaj do të pastrojnë paratë e krimit dhe drogës.  Albana Vokshi u shpreh se Edi Rama dhe Erion Veliaj e kanë mbajtur të fshehtë deri më sot projektin e kompanisë së tyre private, që do të shkatërrojë Teatrin Kombëtar dhe do të ndërtojë 6 kulla në qendrën historike të kryeqytetit.

Gjatë një deklarate për mediat, deputetja demokrate thekson se kryeministri dhe kryebashkiaku gënjejnë publikisht, kur thonë se territori i Teatrit nuk do të preket asnjë centimetër.

"Gënjejnë për të mbrojtur milionat e tyre të paligjshme nga droga dhe korrupsioni. Miliona që duan t’i pastrojnë duke bërë një krim edhe më të madh: shembjen e Teatrit Kombëtar, grabitjen e pronës së tij dhe pjesës tjetër pranë tij, si dhe noterizimin e grabitjes dhe pastrimit të parave nëpërmjet ligjit të jashtëzakonshëm, që duan ta miratojnë në parlament me urgjencë deri të enjten. Harta që po publikojmë sot tregon sipërfaqen e Teatrit Kombëtar, sipas vërtetimit hipotekor. 5.522 m2 janë pronë e Teatrit Kombëtar,  për të cilin Veliaj tha se nuk preket asnjë centimetër. Por harta tregon qartë se projekti i Edi Ramës për shkatërrimin e Teatrit, parashikon ngritjen e 3 kullave në territorin e Teatrit Kombëtar", deklaron Vokshi.

Sipas demokrates, përfitimi minimal i përllogaritur nga ekspertët është 205 milionë euro. 

Nga selia blu, Vokshi akuzoi kryebashkiakun se prej më shumë se dy javësh, Kryetari i Bashkisë refuzon kërkesën e opozitës për të dhënë shpjegime në Komisionin Parlamentar, si dhe refuzon të përmbushë detyrimin ligjor për të dhënë informacion me shkrim rreth projektit të propozuar nga kompania “Fusha”, ku përcaktohet hedhja në erë e Teatrit Kombëtar dhe  ngritja e 6 kullave.

"Në shkelje të afateve ligjore, Erion Veliaj, sekseri i Edi Ramës në bashki, nuk ka sjellë asnjë përgjigje në Parlament, duke mbajtur të fshehtë Skemën e Grabitjes së Teatrit Kombëtar dhe Pronës Publike në mes të Tiranës. Janë këto grabitje që ia kanë mbyllur derën Shqipërisë për në Europë, e cila refuzon një kryeministër hajdut si Edi Rama", tha Vokshi.

Deputetja demokrate deklaroi se tani, është në dorën tonë të mos lejojmë Edi Ramën të shkatërrojë çdo vlerë të identitetit kulturor dhe europian të shqiptarëve!

"Të mos e lejojmë të na përdhosë dinjitetin njerëzor, i vetmi etalon që përcakton, nëse jemi apo jo europianë. Partia Demokratike iu bashkohet artistëve në kauzën e drejtë për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar! Është koha që çdo shqiptar me dinjitet ta bëjë këtë!", deklaroi Vokshi.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy