Kryedemokrati Lulzim Basha përmes një statusi në Facebook shprehet se shqiptarët nuk marrin asnjë ndihmë përballë krizës ekonomike dhe shëndetësore.
Ndërkohë që vendi është nën ujë, mijëra familje po kalojnë dimrin e dytë në çadra, shqiptarët janë pa asnjë ndihmë përballë krizës ekonomike dhe shëndetësore, ministrat e Ramës shtrohen për shtatë palë qejfe në restorantin më të shtrenjtë në Dubai.
Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për njerëzit, dhe jo këtë që e ka mendjen vetëm për veten e saj.



