Lobimi 1 mln USD/ Reagon për herë të parë PD pas nisjes së hetimeve

Lobimi 1 mln USD/ Reagon për herë të parë PD pas nisjes së hetimeve

Partia Demokratike reagon per here te pare për kontratat e firmosura me kompanitë lobuese ne SHBA, per te cilat nisi hetim nje dite me pare Prokuroria pas akuzave te PS.

“Janë dokumente publike të depozituara në DASH. Kontratat e pagesat e bëra janë subjekt i ligjeve të SHBA. Kontratat e audituara e kontrolluar nga qeveria amerikane. Balla e Gjylameti të mirëpritur t’i hetojnë ato në çdo kohë”, thuhet ne njoftim. 

"Kontratat dhe pagesat e bëra janë subjekt i ligjeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe janë audituar dhe kontrolluar nga qeveria amerikane.

Megjithatë Taulant Balla dhe Blerina Gjylameti janë të mirëpritur t’i hetojnë ato në çdo kohë. Partia Demokratike u vë në dispozicion një kopje kur të duan. Madje janë të mirëpritur të marrin edhe Sajmir Tahirin dhe Agron Xhafën dhe Moisi Habilajn në ekipin e hetimit.

Shpërqendrimi i vëmendjes nga kriminalizimi i qeverisë dhe Partisë Socialiste është shërbim ndaj krimit dhe minim i interesit publik. Vetë Taulant Balla dhe Blerina Gjylametaj duhet të jenë më të shqetësuar për fatin e partisë së tyre që ka rënë nën kthetrat e krimit.

Sidoqoftë, shashkat dhe tamtamet e tyre nuk mbulojnë dot bëmat ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë të Saimir Tahirit, Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit, Elvis Roshit dhe të vetë Edi Ramës që janë zhytur në krim dhe trafik droge duke vënë në rrezik sigurinë kombëtare, sistemin politik dhe të ardhmen ekonomike të shqiptarëve”, thuhet në reagimin e PD.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy