Kryemadhi: Të gjithë me 25 maj për të ndëshkuar Ramën

Kryemadhi: Të gjithë me 25 maj për të ndëshkuar Ramën

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në një takim që pati sot strukturat e Komitetit Drejtues Kombëtar dhe me gratë e kësja force politike, u bërti thirrje të gjitha nënave dhe vajzave, që të bashkohen të gjitha në protestën e madhe të opozitës që do të mbahet më 25 maj përpara zyrave të Ramës në Bulevard. 

Kryemadhi tha se sa më shumë Rama të zgjasë vuajtjet e shqiptarëve, aq më shumë shqiptarët do ta ndëshkojnë atë.

Çdo ditë që ikën është dhimbje për të dhe më shumë se për Edi Ramën është dhimbje për shqiptarët. Ne do punojmë për të dalë të gjitha në 25 maj siç jemi me gratë tona, vajzat tona, komshijet tona për t’i dhënë fytyrën e nënave. Janë nënat ata që do ta ndryshojnë këtë realitet të hidhur. Prandaj, le ta marrin fatin në dorë dhe të luftojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë. Jam e bindur se angazhimi juaj si strukturë e LGI-së do të shtrihet në çdo protestë“, tha Kryemadhi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy