“A mundet populli ta burgosë vetë Ramën?” Berisha i përgjigjet pyetjes së qytetarit

“A mundet populli ta burgosë vetë Ramën?” Berisha i përgjigjet pyetjes së qytetarit

Kreu i PD Sali Berisha deklaroi gjatë një daljeje për media ku iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, se protesta do të jetë “sipari i një revolucioni që ka për objektiv madhor rrëzimin e kësaj kalbësire që qeveris në Shqipëri dhe emrin e ka Edi Rama”.

I pyetur “A mundet populli ta kapë Ramën e ta burgosë vetë?”, Berisha tha:  “Jo populli nuk mund të bëjë drejtësi vetë, populli mund ta përmbysë Ramën dhe Edi Ramës t’i tregojë vendin drejtësia e reformuar”.

Ai tha se në zgjedhjet e 14 majit do të garohet me “siglën që përmbysëm etërit e Ramës”.

Në këto zgjedhje do konkurrojmë me siglën që përmbysëm etërit e Edi Ramës, të cilën Edi Rama kërkon ta poshtërojnë duke ia hequr forcës më të madhe politike. Ky demon pushteti, kërkon tani që të na përjashtojë nga zgjedhjet në mënyrë që të fitojë me Ali Bashën zgjedhjet e 14 majit, por llogaritë i ka gabim, siç i dolën gabim llogaritë me Mc Gonigalin këtë herë shqiptarët do i tregojnë vendin e do mjerohet në këtë përpjekje të turpshme primitive, që do ia kishte lakmi edhe Enver Hoxha dhe Gedafi”, tha kryedemokrati. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy