Basha takon kongresmenin Robert Aderholt: Lufta kundër krimit, do jetë prioritet i qeverisjes së PD

Basha takon kongresmenin Robert Aderholt: Lufta kundër krimit, do jetë prioritet i qeverisjes së PD

Kryetari i opozitës Lulzim Basha, i cili ndodhet në Uashington ku do të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit Donald Trump, zhvilloi dje një takim me Kongresmenin Robert Aderholt, i cili ndër të tjera shërben në Komisionin për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë.

Biseda u përqendrua në rolin e Shqipërisë në lidhje me luftën ndaj krimit të organizuar dhe terrorizmit.

“Ndamë së bashku mendimin se lufta kundër krimit të organizuar duhet të jetë prioritet kryesor i qeverisë së ardhshme shqiptare. E sigurova Kongresmenin Aderholt për rëndësinë e madhe që kjo çështje ka për mua dhe për qeverinë time të ardhshme. I shpreha atij gjithashtu nevojën për mbështetjen e Kongresit dhe qeverisë amerikane për të të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.”, theksoi Basha në rrjetin e tij social ‘Facebook’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy