
Regjisori Kastriot Çipi bie dakord me mëndin e dhënë prej tij nga Kryeministri hungarez Viktor Orban.
Ka thënë do vendosë veton nëse Bashkimi Europian merr kredi për ndihmë ndaj Ukrainës. Jam totalisht dakord, se në emër të komunitetit nuk mund të më ngarkosh mua me borxh.
Duke folur në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, ai deklaroi se nuk ka ndodhur ndonjëherë që mos të jenë njohur zgjedhjet në Huingari.
Lidhur me Donald Trump deklaroi se kur u votua për President, nëse do të kishte të drejtë vote, do të kishte votuar kundër tij.
Trump është paraqitur si djalli me brirë, por kur hyri Trump në zyrë dhe filloi të thoshte të mbrojmë vendet e punës, të kthejmë investimet, thashë prit, ky nuk qenka nazist.
Se do vende pune. Pse është anti-islamik se thotë CNN? Çfarë ka thënë Trump kundër islamit? Pse nuk janë anti-islam këta që kanë bombarduar dhe shfarosur popullsinë islame?
Obama për shembull... Obama nuk them se do vriste vetëm myslimanë. Obama është vrasës dhe do vriste njësoj këdo. Si ta quaj kur ka nisur gjashtë luftëra?
Pse duhet të bombardoj? Cili interes i Amerikës ishte në Afganistan? Çfarë fituan amerikanët nga lufta në Afganistan?
Ata thanë se do shkojmë se Osama Bin Laden fshihet në Afganistan.
Ti për të kapur Osamën dërgove ushtrinë? Kush je ti që do ndërrosh regjimin? Pse nuk e lë popullin të vendosë vetë?
Pse ta godisnin regjimin? Amerika këtë politikë pa pasur konstante, s’më pëlqen qeveria jote do ndërhyjë.



