Kryetarja e LSI-së nuk i kurseu akuzat ndaj kryeministrit Rama në mbledhjen e sotme të Komitetit Drejtues Kombëtar të partisë së saj. Kryemadhi tha se të hënën LSI dhe mbëshetësit e saj do të protestojnë kundër zgjedhjes së kryeprokurorit të të ri të përkohshëm.
“Koncesionet e shëndetësisë flenë në prokurori, ato të puseve të naftës flenë gjithashtu. Ne jemi të vendosur për të mos lejuar që këto institucione të vijojnë në rrugën e moszbatimit të reformës në drejtësi. Arroganca e kryeministrit të kapur ka kaluar çdo kufi. Ai nuk pyet për ligje, as për Kushtetutë. Ky njeri nuk pyet më për korrupsionin. Thesin e korrupsionit ua hedh të tjerëve mbi supe. Ai nuk pyet që mësuesit janë kthyer në shpërnarës droge në shkollat e tyre. Ky njeri i çmendur e ka kthyer këtë vend në bazë të krimit, terrorit dhe drogës. Jemi të bindur për të mos e lejuar këtë proces në seancë”, tha Kryemadhi.
Kryemadhi akuzoi kreun e qeverisë se e ka kthyer vendin në një Kolumbi të dytë.
“Misioni im është për ta ndaluar këtë monstër, nuk dua që fëmijët e mi ta urrejnë vendin e tyre. Nuk dua që ky njeri ta kthejë Shqipërinë në një vatër të drogës. Të gjithë ata që mendojnë se Shqipëria po shkon në drejtim të gabuar, të bëhemi bashkë t’i tregojmë këtij kryeministri lolo të krimit se koha e tij ka mbaruar. Kemi bllokadë në media për shkak të influencës në media nga krimi i organizuar”, tha ai.



