Blushi i përgjigjet Tahirit: Të hoqën nga puna për një darkë me Ilirin

Blushi i përgjigjet Tahirit: Të hoqën nga puna për një darkë me Ilirin

Deputeti i LIBRA-­s, Ben Blushi i është përgjigjur PS­-së së Tiranës, e cila me një deklaratë për mediat përshëndeti vendimin e kësaj partie për të marrë pjesë në zgjedhje.

Dhe duke ditur që në krye të saj qëndron Tahiri, Blushi thotë se Tahirin e hoqi qeveria vetëm për një darkë me Metën.

STATUSI

Saimir Tahiri paska vendosur te behet zedhenesi im. Une nuk kam as shkumës as dërrasë të zezë por sigurisht kam laps dhe letër për të rregjistruar gjithë bëmat e qeverisë që e hoqi Sajmirin nga puna për një darkë me Ilirin! 

Njoftimi i plote PS së Tiranës

Partia Socialiste e Tiranes shpreh kenaqesine qe deputeti opozitar Ben Blushi vendosi te marre pjese ne zgjedhjet e 18 qershorit. Fale zgjedhjeve te 18 qershorit, shqiptaret do te kuptojne sa vota do te marre Partia Socialiste qe lufton per shtet, punesim dhe mireqenie per Shqiperine qe duam dhe sa vota do te marre nje parti qe lufton vetem per te bere kryetarin e saj minister. Partia Socialiste eshte krenare per ate cka kemi arritur gjate ketij mandati, per te bere shtet dhe luftuar per drejtesi, duke mbledhur taksat, luftuar informalitetin, rritur rrogat e pensionet dhe duke luftuar vendosmerisht per te cliruar drejtesine nga gjykatesit e prokuroret e korruptuar. Kemi ende shume per te bere, sidomos per te luftuar per vende te reja pune, njesoj sic luftojme per reformen ne drejtesi. Nen drejtimin e Kryeministrit Edi Rama ne do te luftojme per Shqiperine qe duam! 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy