Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e sotme njoftoi zëvendësimin nё dy qarqet e Koçёs dhe atё tё Tiranёs me dy kandidatё tё Partisё Socialiste.
KQZ vendosi plotësimin e vakancës në këshillin e bashkisë Korçë, me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë Socialiste, Alit Xhezar dhe vakancën në këshillin e bashkisë Tiranë, me kandidatin nga lista shumemërore e PS-së, Rodolf Xhillari.
Në seancën e sotme, Komisionari gjithashtu shqyrtoi rezultatin e verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshëme për subjektin vetëdeklarues Arsen Tare Belaj, kandidat për deputet i propozuar nga partia Bindja Demokratike, qarku Vlorë, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
Komisioneri vendosi të deklarojë të përfunduar procedurën administrative pa vendim përfundimtar për subjektin vetëdeklarues Arsen Tare Belaj, kandidat për deputet në zgjedhjet e datës 25 prill 2021, pasi vlerësohet se ka humbur objekti dhe qëllimi i verifikimit të thelluar.



