
Mazhoranca rikthen emërimet e gjyqtarëve tek KLD, e drejtuar nga Presidenti Meta, derisa të krijohet Këshilli i Lartë Gjyqësor, që del pas vetingut. E njëjta gjë për të zhbllokuar situatën do të bëhet edhe për prokurorët, duke i lënë kompetencë Prokurores së Përkohshme që të bëjë emërime. Ndërkaq, PS dhe LSI ranë dakord të zhbllokojnë kuotat për vitin e ri akademik në Shkollën e Magjistraturës.



