
Pas kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi, deputeti i PS-së Alqi Bllako është thirrur sot në SPAK, për t’u marrë në pyetje në lidhje me aferën e inceneratorëve.
Bllako ka qenë Sekretar i Ministrisë së Mjedisit gjatë periudhës kur janë miratuar lejet për inceneratorët dhe firma e tij rezulton në një numër të madh dokumentesh.
Bllako ka reaguar më herët në lidhje me akuzat që i janë bërë mbi inceneratorët duke thënë se pavarësisht rolit që ka patur në Ministrinë e Mjedisit ai nuk ka patur asnjë ndikim në vendimarrje.



