Kryeministri Rama dhe kreu i Parlamentit, Ilir Meta, kanë zhvilluar këtë të mërkurë takimin e dytë brenda tre ditëve.
Ky takim i cili paraprin seancën parlamentare të së enjtes dhe mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, për çështjen Balili, vjen dhe pas akuzave të ditëve të fundit të figurave politike të LSI, si Vangjel Tavo, Ministri Koka apo dhe Manjanit, të cilët kanë sulmuar Policinë e Shtetit.



