
Shqipëria do të rrisë numrin e trupave pjesëmarrese në operacionet e NATO-s. Kjo çëështje ishte në qendër të takimit që ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka zhvilloi me gjeneralin amerikan Curtis Scaparrotti në Shtabin Suprem të Fuqive Aleate në Eruopë.
Ministrja e njohur komandantin me vendimin e qeverisë shqiptare për të shtuar me 60 % trupat në misionin Resolute Support.
“Vetëm disa ditë më parë, qeveria shqiptare miratoi shtimin me 60% të trupave tona në Misionin Resolute Support. Për më tepër, për vitin 2019, Shqipëria ka marrë në konsideratë dhe ka vendosur në parim për të rritur kontributin tonë me personel shtesë”, deklaroi ministrja
Xhaçka shprehu poi ashtu vendosmërinë e vendit tonë për të kontribuar në të gjitha operacionet e NATO-s.
“Shqipëria qëndron e angazhuar dhe do të vazhdojë kontributet në Misionin Resolute Support në Afganistan, KFOR Kosovë, Praninë e Përparuar të NATO-s në Letoni, aktivitetet detare të NATO-s në detin Egje, Forcën e Reagimit të NATO-s dhe Qendrën Rajonale për Jugun në Napoli”, tha Xhaçka gjatë fjalës së saj.
Nga ana e tij Gjeneral Scaparrotti theksoi rolin kyç të Shqipërisë në Ballkanin Perëndimor dhe Afganistan duke kontribuar në sigurinë e përbashkët të NATO-s.



