Kontratat në shëndetësi, mazhoranca harton planin e hetimit

Kontratat në shëndetësi, mazhoranca harton planin e hetimit

Një ditë para rimbledhjes së komisionit hetimor për Kontratat e Partneritetit Publik Privat në Shëndetësi, mazhoranca ka hartuar tashmë një plan më të detajuar hetimor të cilin do ta prezantojë nesër në mbledhjen e koordinuar të komisionit.

Ndonëse opozita pretendonte për bojkot të komisionit, ekspertët e thirrur nga mazhoranca kanë punuar intensivisht për të pasur gati draftin që pritet të miratohet në mbledhjen e ditës së nesërme.

Dokumenti është një plan shumë i detajuar që përcakton qartë hapat parlamentarë që duhen ndjekur për hetimin e kontratave të partneritetit publik privat në sektorin e shëndetësisë. Struktura organizative e Planit Hetimor ka 7 hapa si më poshtë.

Hapi 1: Përcaktimi i Qëllimeve dhe Objektivave të Hetimit

Hapi 2: Përcaktimi i Kufijve dhe Juridiksionit të Hetimit

Hapi 3: Strukturimi i Ekipit Hetimor

Hapi 4: Planifikimi i Procesit të Mbledhjes së provave

Hapi 5: Seanca të Dëgjimit dhe Analizë

Hapi 6: Raportimi dhe Rekomandimet

Hapi 7: Ndërmarrja e Veprimeve të Mëtejshme

Drafti i ekspertëve të mazhorancës ka të përcaktuar qartë edhe kalendarizimin e Planit Hetimor duke iu përmbajtur afatit 4 mujor të miratuar nga Kuvendi.

Po kështu janë parashikuar edhe vizita në terren për të parë zbatimin e kontratave, si dhe intervista të ndryshme me stafin dhe pacientët.

Mazhoranca propozon edhe një plan veprimi për zbatimin e rekomandimeve, duke përfshirë afatet dhe përgjegjësit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy