Akuzohet për ndërtime pa leje, 27 korriku vendos fatin e ish kryebashkiakut Shpëtim Gjika (VIDEO)

Akuzohet për ndërtime pa leje, 27 korriku vendos fatin e ish kryebashkiakut Shpëtim Gjika (VIDEO)

Gjykata e Vlorës do të marrë vendimin përfundimtar në 27 korrik, ndaj ish kreut të bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, ndaj të cilit rëndojnë 4 akuza: falsifikim i dokumenteve zyrtare, shpërdorim detyre, ndërtim i paligjshëm dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Për këto akuza prokurori Kuliçi, në pretencën e datës 28 qershor, kërkoi 9 vjet burg.

Ndërkohë që në seancën e së enjtes, trupi gjykues i përbërë nga Mirela Mishgjoni, gjyqtare, Arbana Selmanaj, gjyqtare, dhe Laurent Fucia, gjyqtar-relator për çështjen, caktoi datën 27 korrik për marrjen e vendimit.

Akuza përfaqësohej nga prokuror Albert Kulici, ndërsa të pranishëm në sallë ishin të katër të pandehurit, Shpëtim Gjika, Doriana Sulaj, Artur Haxhi dhe Ridvan Mersinaj, ky i fundit në cilësinë e pronarit të truallit.

Ardian Leka, avokati mbrojtës i Gjikës kërkoi pafajësi për ish-kryebashkiakun e Vlorës ndërsa e konsideroi akuzën si përpjekje për të përfshirë në vetë të pare ish kreun e Bashkisë së Vlorës, duke anashkaluar sipas tij qëllimshëm padinë fillestare ngritur nga familja Osmënaj, e cila mund të trajtohej si padi civile, shkruan GSH.

Shpëtim Gjika u prangos në vitin 2016, i akuzuar për falsifikim dokumentesh në dhënien e lejeve për ndërtime të paligjshme në qytetin bregdetar por më pas gjykata vendosi hetimin dhe vijimin e procesit gjyqësor në gjëndje të lirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy