Organizoi takim elektoral, LSI gjobitet me 50 mln lekë. Braimllari: Kemi qenë me maska

Organizoi takim elektoral, LSI gjobitet me 50 mln lekë. Braimllari: Kemi qenë me maska

Partia Lëvizja Socialiste për Integrim është gjobitur me 5 milionë lekë (të reja), pasi organizoi një takim elektoral në Maliq.

Konkretisht është gjobitur kandidati për deputet i LSI-së, Endrit Braimllari, i cili kishte organizuar dhe zhvilluar në ambientet e një lokali në qytetin e Maliqit, një aktivitet duke krijuar grumbullime personash në kundërshtim me Aktin Normativ, duke u ndëshkuar me masën administrative 5.000.000 lekë.

Gjithashtu është ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, shtetasja Z. B., pasi lejoi zhvillimin e aktivitetit në ambientet e lokalit që ajo administron.

Lidhur me gjobën ka reaguar  vetë kandidati për deputet Braimllari i cili shprehet se është informuar lidhur me gjobën përmes rrjeteve sociale, ndërsa ka tehksuar se të gjithë kanë qenë me maska dhe se drejtori i policisë nuk duhet të behët ushtar i Ramës.

E mora vesh nga mediat gjobitjen. Ne kishim të gjithë maska dhe distancë. Nuk kuptoj çfarë sikleti ka drejtori që vendos të bëhet ushtar politik i Ramës. E kuptoj se Ferdinant Mara ka marrë porosi, por ta harrojë se do trembë. Unë do e ndjek penalisht. LSI ka mbështetjen e jashtëzakonshme të të rinjve. Dhe nuk ka ushtarë politik që ta ndalojnë pasionin e të rinjve”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy