Pedagogu Shpend Gashi tha në emisionin “Zonë e Lirë” se Edi Rama rikorrigjoi gjuhën politike në lidhje me shtetin e ri bektashi, por nuk beson se kryeministri po bën hapa pas në idenë e tij.
Gashi mendon se pas nismës fshihet një lobim perëndimor.
“Ky është rikorrigjim i gjuhës politike. Rama e ka hedhur shashkën. Nuk besoj se Rama bën hapa pas. Thjesht do t’u tregojë njerëzve që gjithë argumentet që ka dëgjuar për tre ditë...Ka kapur pjesën që çfarë idiotësie të mendosh që po e bëjmë që të përfitojë Serbia. Por një gjysmë e vërtetë është a mund të ngrihen precedentë? Nuk është Ballkani rajon që garanton stabilitete. Nëse do vinte nga një referendum popullor, i njerëzve që mendojnë ndryshe...Por në momentin që të vjen si propozim nga hiçi! Këta tanët hedhin vetëm eksperimente këtu, sepse na i kanë vrarë nervin. Për mendimin tim janë perëndimorët pas, s’e di cili nga lobet. Ndoshta lobim grek, izraelit apo iranian. Jam i bindur që ne kemi zero peshë në marrjen e atij vendimi, qoftë për mirë, qoftë për keq”.



