
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për rastin e privatizimit të ish klubit sportiv Partizani, për të cilin ka ngritur akuzë ndaj ish kryeministrit Sali Berisha, dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi dhe tre personave të tjerë.
Për gazetarin Sokol Bregu, i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN, fillesat e dosjes së SPAK lidhen me lidhet me 3-5% që do t’u merreshin pronarëve të këtyre pronave me privatizimin e ish klubit sportiv Partizani.
Që në fillesë është lidhja me 3-5% që do ti merrnit pronarëve të çdo pronari trualli që i merrte zyra juridike e z. Malltezi.
Kjo është edhe akuzë e ngritur nga Taulant Balla, duke e konsideruar këtë si një pjesë e aktit korruptiv, që SPAK e mori në konsideratë dhe ka bërë atë dosje prej 500 faqesh.
Dhe që në fillesat e saj SPAK merret me atë 3-5 % e pronarëve që do kthehen dhe nuk e di sa të vërteta janë fjalët e pronarëve aty se kanë shprehur ndaj jush rezerva.



