Analisti Lorenc Vnagjeli në studion e MCN Live ka komentuar lidhur me deklaratat e ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim ndaj Berishës, ku u shpreh që të mos votohej një person non grata.
Lidhur me këtë, Vangjeli tha se Berisha e di edhe vetë që opozita nuk vjen dot në pushtet dhe se SHBA po kujdeset që për kundërshtarët e tyre kjo gjë të mos ndodhë. Sipas tij, sot ka një opozitë reale lidhur me opozitën e djeshme të drejtuar nga Basha, por që nuk është alternativë për pushtet.
Në një mënyrë apo një tjetër shoh te deklarimi i Yuri Kim atë që thash modestisht që janë tre personazhe që konkurojnë. Kim me të drejtën dhe detyrimin që i rrjedh nga detyra e saj shënjon njërin prej tyre që është dizenjuar si non grata nga SHBA dhe e konsideron të gabuar votën për të. Shkon një deklarim i tillë në të njëjtën linjë dhe pse nuk thuhet dhe në bindjen e përgjithshme kam përshtypjen se dhe vetë Berisha e di se me rikthimin e Berishës dhe marrjen në kontroll të PD prej tij është rithemeluar opozita, por është në koma shpresa për kthimin e saj në pushtet. Ka një opozitë reale lidhur me opozitën e djeshme të drejtuar nga Basha e drejtuar nga kauza të gabuara dhe të lëna në mes të rrugës me një opozitë që sot është relae, por që nuk është alternativë për pushtet. Për amerikanët në përgjithësi, humbja nuk është zakonisht alternativë dhe ata duan që kundërshtarët e tyre që ata i identifikojnë si të tillë të mos fitojnë asnjëherë.
I pyetur nëse ka punuar siç duhet dhe a ka një kosto morale PS me kandidatët e saj, Vangjeli tha se kosto është përgjithshme që nga dita një e qeverisjes.
Publiku mban shënim, bën raportin mes të mirës dhe të ligës dhe në fund fare jemi në disa rrethana krejt të tjera që do të thotë se që nga momenti që shqiptarëve u refuzohet një alternativë tjetër ku mund të besojnë, Rama u ngelet e vetmja alternativë dhe në këto zgjedhje Rama jo vetëm që pret fitoren e tij, por sheh dhe mënyrën se si do të humbë kundërshtari i tij.



