Përfundon protesta/ Këshilltarët e “BF” paralajmërojnë vijimin e tubimeve para Bashkisë Tiranë (VIDEO)

Përfundon protesta/ Këshilltarët e “BF” paralajmërojnë vijimin e tubimeve para Bashkisë Tiranë (VIDEO)

Ka përfunduar para pak minutash protesta para Bashkisë së Tiranës.

Gazetari Andon Kello në një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Tv tha se koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka paralajmëruar vijimin e protestave, duke lënë të nënkuptohen se do të zhvillohen çdo të enjte.

90 minuta zgjati protesta para bashkisë ku u kërkua sërish dorëheqja e Veliajt pas arrestimit të drejtorëve. Protesta u drejtua nga këshilltarët e “Bashkë Fitojmë”,  të cilët u përpoqën të hynin brenda bashkisë për të dorëzuar 2 kërkesa. Për një mbledhje urgjente të Këshillit Bashkiak dhe për një kërkesë audititm të jashtëm.

U lejuan të shkojnë deri tek dera, por nuk shkon dot më tej. Protesta kulmoi me hedhjen e molotovit dhe përplasje mes qytetarëve dhe policisë.

Është paralajmëruar se do të ketë protesta të tjera, është lënë të kuptohet se do të bëhen të enjten.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy