Pas Hajdarit, edhe opozita e bashkuar kërkon mbledhjen e Këshillit Politik

Pas Hajdarit, edhe opozita e bashkuar kërkon mbledhjen e Këshillit Politik

Opozita e Bashkuar ka kërkuar që nesër të mblidhet Këshilli Politik për reformën zgjedhore në orën 12:00. Më herët të njëjtin propozim kishte bërë edhe deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari, por me ndryshimin tek ora, pasi ajo e kishte kërkuar në 10:00.

“Të nderuar kolege,
Ne vijim te mbledhjes se dites se premte, dt. 18.09.2020, kerkojme mbledhjen e Keshillit Politik per neser, e marte dt. 22.09.2020, per ne ora 12.00!”- thuhet në kërkesën e opozitës.

Ndërkohë përfaqësuesi i mazhorancës në këshill, Damian Gjiknuri është shprehur se nëse nuk ka një draft të propozuar nga opozita e bashkuar deri në fund të afatit të vendosur nga Kuvendi, atëherë nuk do të ketë mbledhje të këshillit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy