Me firmën e deputetit socialist, Erion Malaj, Kuvendi pritet të marrë në shqyrtim një nismë ligjore që synon transferimin e tenderave të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, tek një shoqëri aksionere me pjesëmarrje publike dhe private.
AKSHI nuk do të kryejë më prokurime dhe të lidhë kontrata për mirëmbajtjen e platformave dhe sistemeve digjitale të vendit duke ia transferuar këto detyra një shoqërie TIK, ku shteti zotëron të paktën 51 për qind të aksioneve.
Gazetari Mariglen Kume në një lidhje me studion e MCN Live tha se pjesë e diskutimeve të deputetëve pritet të jetë dhe kjo nismë, ndërsa opozita deri në këto momente është kundër.
Kërkojnë të krijojnë një shoqëri aksionare ku 51% të aksioneve t’i zotërojë shteti dhe 49% një kompani private. Dhe kjo shoqëri të zbatojë politikën e qeverisë sa i përket teknologjisë së informacionit, ët zhvillojnë tendera dhe të përcaktojnë se kush do i marrë trenderat në këtë sektor.



