
Në studion e gazetarit Ylli Rakipi, në MCN TV, Sali Berisha rrëfeu momentet e para pasi mori vesh se ishte shpallur non grata në SHBA. Për “Të Paekspozuarit”, Berisha rrëfeu arsyet që sipas tij kanë çuar në këtë vendim, pas të cilit sipas tij qëndron lobimi i Xhorxh Soros.
Nuk është se më erdhi si rrufe në qiell të hapur non grata. Më 31 janar, Rama më pati thënë “ti nuk e kalon dot oqeanin”. U ndërrua pushteti që në janar, menduan të më shpallin non grata. Këtu Lulzim Basha thuhet se u ka thënë po ma bëtë këtë, unë humbas 200-300 mijë vota. A më erdhi e papritur akuza për korrupsion? Në vitin 2021, Hillari Klinton në Parlament tha cilido të shikojë një demokraci funksionale në veprim të vijë në Shqipëri. E tha në dhjetor. Nga dhjetori në qershor, e vetmja gjë që kisha bërë unë ishte rotacioni i pushtetit. Inati me Sali Berishën është te reforma në drejtësi. Unë kam mbrojtur interesat e vendit tim. Pyes veten pse ma bënë tani. Tetë vite pas ikjes nga pushteti. Tetë vite kam mbrojtur interesin kombëtar, dënova krimin dhe korrupsionin. Edhe kapjen e drejtësisë nga Edi Rama me ndihmën e Sorosit.



