Burg të mirëfilltë e kanë konsideruar deputetët e opozitës italiane kampin e Gjadrit pas një vizite këtë të shtunë, ku u lejuan të vizitojnë vetëm ambientet, por jo të takohen me refugjatët të cilët erdhën me anijen e dytë nga Italia.
Deputetët e Partive Demokratike dhe lëvizjes 5 Yjet, akuzuan kryeministren Meloni për shpërdorim të taksave të qytetarëve italianë dhe shkelje të të drejtave themelore të refugjatëve.



