“Lajm jo i mirë fitorja e Vuçiç”, Berisha: Makineria e tij elektorale si e vasalit Rama

“Lajm jo i mirë fitorja e Vuçiç”, Berisha: Makineria e tij elektorale si e vasalit Rama

Një lajm jo të mirë për Serbinë, opozitën e saj dhe mbarë rajonin, e konsideron ish-kryeministri Sali Berisha fitoren e presidentit Aleksandar Vuçiç në zgjedhje.

Berisha e krahason makinerinë elektorale të presidentit serb me atë të Ramës në Tiranë, duke theksuar se kryeministri shqiptar ishte i pari që do t’i uronte fitoren padronit.

 

DEKLARATA

Fitorja e ultranacionalistit Vuçiç lajm jo i mire per Serbine dhe rajonin!

Te dashur miq, fitues i zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare qe u mbajten te dielen e kaluar ishte ultranacionalisti Aleksander Vuçiç dhe ky ishte nje lajm jo i mire per Serbine, opoziten e saj dhe mbare rajonin tone. Kjo sepse:

1-Vuçiç eshte nje ultranacionalist serb i rrezikshem qe punon per projektin e Serbise se Madhe

2-nen sundimin e tij Serbia mbetet gjithnje si Rusia e Vogel ne rajon. Lidhjet e tij me Putinin jane nje kercenim serioz per paqen ne rajon.

3-Aleksander Vuçiç si ish badiguard i Sheshelit dhe minister i propagandes se Millosheviçit nuk ka denuar krimet monstruoze te Sllobodan Millosheviçit, genocidin e tij ne Bosnje dhe ne Kosove, perkundrazi ai i thurr lavde ne çdo rast shefit te tij dhe sipas tij Sllobo ishte nje udheheqes i madh. Kjo tregon se ai eshte i gatshem te riperserise krimet e tij monstruoze.

4- Se fundi ai eshte nje manipulator i pameshire i minoritetit serb ne Kosove, i cili eshte minoriteti qe gezon te drejta njerezore dhe kombetare me shume se çdo minoritet tjeter ne rajon dhe me gjere.

5- Makineria e tij elektorale njelloj si e vasalit te tij ne Tirane, Edi Rama bazohet ne parimet antidemokratike te partise shtet, ne bandat e bjellivukve, klientelen e oligarkeve dhe dhunimin e opozites.

Per te gjitha keto rezultatin e zgjedhjeve ne Serbi e kane mirepritur shume diktatori gjaksor i Moskes, Vladimir Putin dhe Edi Rama, argati i Vuçiç dhe shefi i narkoshtetit te Tiranes qe do te ishte i pari qe do ti uronte fitoren padronit te tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy