Deputeti i PD Kreshnik Çollaku tha në MCN Live se ka një normalizim të marrëdhënieve të Partisë Demokratike me SHBA-të.
Po ashtu ai u shpreh se SPAK është i mirëpritur të godasë edhe djathtas, nëse ka argumente.
Në vlerësimin e Çollakut personat që kanë akuza për korrupsion duhet të mos kandidonin si deputetë.
“Sot ka një rikuperim të jashtëzakonshëm, të gjithë modestisht kemi dhënë një dorë, për gjithë historikun që ai ka në PD. Kemi dhënë kontribut për ta thyer këtë rrethim, që s’iu vetëm Berishës, por krejt PD. Unë mendoj që në një masë jashtëzakonisht të madhe ai rrethim.
Sot PD është rikonfirmuar në Partitë Popullore Europiane, edhe me SHBA-të ka një situatë të re. Para 3-4 viteve ka qenë në moment të vështirë. Ky individ (LaCivita), ky realitet është një urë komunikimi mes PD-së dhe administratës Trump. S’duhet mohuar që ka një situatë të ndryshme me SHBA-të. Po normalizohen marrëdhëniet e PD-së me SHBA-të. Kemi marrë kontakte me zyrtarë amerikanë në Tiranë. A do të shoqërohet me heqje të non gratës? S’kam informacione. Shpresë ka për ta pritur. Sigurisht që SPAK është i mirëpritur të godasë edhe djathtas, nëse ka argumente.
Në vlerësimin tim çdokush që do të duhej të kishte një problematikë për çështje korrupsioni, aludimesh, akuzash, duhet ta kishte lënë të lirë kandidimin. Sigurisht pse kandidohesh s’je fajtor, por partia duhet të shkonte e pastër, për të mos dhënë asnjë argumenti përballë një liste të inkriminuar të qeverisë”.



