Bashkia e Tiranës ‘mollë sherri’/ Cakrani: Veliaj ka të drejtën e firmës, veprimet e Ramës ‘puç’ institucional (VIDEO)

Bashkia e Tiranës ‘mollë sherri’/ Cakrani: Veliaj ka të drejtën e firmës, veprimet e Ramës ‘puç’ institucional (VIDEO)

Avokati Kujtim Cakrani në ‘MCN Live’ ka folur lidhur me përplasjen mes kryeministrit Rama dhe Veliajt ku thuhet se Bashkia e Tiranës ëhstë kthyer në një ‘mollë sherri’ mes tyre me emërimet dhe çemërimet.

Ai tha se të drejtën e firmës për emërimin e kryetares e ka Veliaj dhe se veprimet e Ramës janë një ‘puç’ institucional duke marrë peng bashkinë.

Sipas tij kryeministri nuk mund të drejtojë bashkinë pasi veprimet e tij janë në kundërshtim me ligjin.

Ajo është një betejë ligjore ku Veliaj ka të drejtën e firmës sepse duam apo ajo ai është ende ligjërisht kryetari i bashkisë.

Veliaj është në të drejtën e tij të ligjshme dhe Edi Rama me veprimin e tij ka bërë një puc institucional sepse është e papranueshme që një kryeministër të shkojë dhe të marrë peng një bashki.

Veliaj nuk e ka revokuar atë shkresën sepse është ai që duhet ta bëjë këtë për të vijuar punën ajo zonja që ka emëruar Rama. Veprimet e kryeministrit janë në kundërshtim me ligjin sepse është në dispozitë me kodin penal.

Edi Rama po kryen një funksion publik të paautorizuar, janë nul të gjitha veprimet që ai të kryejë detyrat e kryetarit të bashkisë sepse është kryetari i bashkisë që vendos ku kalojnë kompetencat kur ai nuk shkon për 3 muaj në bashki.

Ky quhet një puc institucional dhe në këtë çështje jam me Veliajn. Edhe sikur ta bëjë revokimin Veliaj, kryeministri nuk mund të bëjë dot emërimin se s’ka të drejtë ligjore.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy