Heqja e pasaportave diplomatike për Kombëtaren, Meta: Vendim absurd

Heqja e pasaportave diplomatike për Kombëtaren, Meta: Vendim absurd

Për ndërprerjen e vlefshmërisë së pasaportave për Kombëtaren tonë të futbollit, ka reaguar sot edhe Presidenti Ilir Meta i cili e ka cilësuar këtë një vendim të paprecedentë dhe një hakmarrje primitive.

Sipas Kreut të Shtetit, është absurde të pengohen të mbajnë pasaportë kuqezinjtë që e futën Shqipërinë në Europë dhe na bënë të gjithëve krenarë.

Vendimi i pabesë për ndërprerjen e vlefshmërisë së pasaportave për Kombëtaren tonë të futbollit është i paprecedent dhe një hakmarrje primitive, për shkak të qëndrimeve kritike të disa futbollistëve për sportin. Është absurde të pengohen të mbajnë pasaportë, kuqezinjtë, që e futën Shqipërinë në Europë dhe na bënë të gjithëve krenarë, ndërkohë që vazhdojnë ta mbajnë atë faqezinjtë, që na lanë jashtë Europës dhe që po na turpërojnë. Jam i bindur se më 25 prill 2021, do të përfundojë koha e vendimeve autoritare, arrogante dhe përjashtuese. Ky vendim i Qeverisë ende në detyrë do të përmbyset dhe nderimi për kuqezinjtë, që na çuan në Europë do të mbetet i pacenuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy