Gazetari Mariglen Kume, për komisionin e reformës territoriale, thotë se do të dalë me një produkt final.
Nga studio e “MCN Live” ai deklaroi se mund të shtyhet afati i punës së komisionit përtej korrikut dhe më e mundshmja është ndarja e Shqipërisë në katër rajone dhe në 61 bashki.
Nuk mendoj se nuk do ketë një produkt final konsensual, komisioni është pak vonë me punimet e veta, por nuk janë larg sa i përket ideve apo çështjeve. Fillimisht mbeten te çështja e ndarjeve dhe më tej për çështjen e kompetencave.
Mund të kemi shtyrje të afatit përtej korrikut, mbase deri në fund të vitit. Sa i përket propozimeve, janë larg njëra tjetrës, pasi mazhoranca e ka me 61 bashki, ndërsa drafti i propozuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike është se do shkojnë në 109 bashki.
Por ka dhe një plan B, që mund të jetë një lloj dakordësie, mund të korrespondojnë idetë politike për të ndarë Shqipërinë me katër rajone, duke bërë disa studime dhe të mbetemi po me 61 bashki. Opozita mund të jetë e kënaqur me katër rajone dhe 61 bashki.



