
“Parlamenti që përfaqëson vullnetin e sovranit është kthyer në një noter të vullnetit të qeverisë”, akuzoi kandidati për deputet i PD, Ivi Kaso.
Ai tha për “Arnautistan” në MCN TV se ka pasur raste të panumërta në parlament kur deputetët nuk kanë pasur shansin të njihen me ato për të cilat do duhej të ngrinin kartonin dhe të aprovonin.
Kaso u shpreh se maxhoranca ka zhbërë menkanizmin e konsensusit që ka prodhuar reforma.
“Maxhoranca ka zhbërë kontrollin e balancave dhe pushteteve që janë të garantuara nga kushtetuta. Në praktikë nuk është kështu. Jemi të gjithë koshientë se është vetëm një njeri i vetëm që vendos këtu dhe disa të tjerë rreth tij, që parlamenti që përfaqëson vullnetin e sovranit është kthyer në një noter të vullnetit të qeverisë. Ka pasur raste të panumërta kur deputetët nuk kanë pasur shansin të njihen me ato për të cilat ngrenë kartonin dhe votojnë. Kanë zhbërë menkanizmin e konsensusit që ka prodhuar reforma”, tha Kaso.



