Vetingu në politikë, mazhoranca rrëzon nismën e opozitës

Vetingu në politikë, mazhoranca rrëzon nismën e opozitës

Projektligji i Partisë Demokratike për vetingun u rrëzua nga Kuvendi, me votat e mazhorancës.

Nisma ligjore mori 52 vota pro, 74 kundër, ndërsa 10 ligjvënës nuk morën pjesë në votim.

Ligji parashikonte ndryshime kushtetuese dhe ngritjen e një procesi që do të fuste në filtër pastërtinë e figurës së politikanëve të zgjedhur nga partitë politike.

Sipas opozitës ligji do të sillte aspekte pozitive dhe do të kthehej në një tjetër mburojë ligjore për të mbajtur larg politikbërjes persona me precedentë penalë apo të lidhur me botën e krimit. 

Seanca prej 7 orësh u shoqërua me debate. Para votimit, kreu i Partisë Demokrtatike, Lulzim Basha, ju bëri thirrje deputetëve të mazhorancës që të votojnë ligjin që i hap rrugë vettingut për politikanët.

Basha tha se e vetmja zgjidhje që Shqipëria të dalë nga bataku ku është zhytur, është ndarja e politikës nga krimi.

Kryedemokrati madje tha se opozita është e gatshme të votojë të gjitha propozimet e mazhorancës për vettingun e politikës, mjafton që ajo të marrë dakordësi e Komisionit të Venecias.

Opozita kërkoi edhe opinionin e Komisionit të Venecias mbi nismën ligjore, që u shpreh më herët gjatë këtij muaji.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy