Fushata, Zhupa: Kandidati i PS në Delvinë po përdor policinë për të intimiduar dhe kërcënuar qytetarët

Fushata, Zhupa: Kandidati i PS në Delvinë po përdor policinë për të intimiduar dhe kërcënuar qytetarët

Deputetja Ina Zhupa deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live se kandidati i PS në Delvinë, Besmir Veliu po përdor policinë për të kërcënuar dhe intimiduar qytetarët për fushatë.

Në Sarandë janë 4 kandidatë. Në Delvinë garantoj fitoren e Ilir Mehmetin, janë dy kandidatë, Mehmeti vjen si ekspert i pushtetit lokal, ka shërbyer si nënkryetar i bashkisë. Është i jashtëzakonshëm në komunikimin me njerëzit në atë që ka treguar dhe kur ka punuar në institucionin publik si i shërben njerëve brenda ligjit dhe në respekt të nevojave të tyre, kjo do të jetë pika e fortë. Në Delvinë nga ana tjetër, kandidati i PS vjen si rrjedhojë e konjukturave të policisë dhe po e përdor policinë për të intimiduar dhe kërcënuar banorët. Vjen si kushëri i Ardi Veliut, Besmir Veliu, e quan fushatën a thua se është zgjedhja e drejtorit të policisë.  Çdo gjë e bën me polici dhe takimet kur i bën i bën në familjen e një polici. Këta edhe e reklamojnë pavarësisht se është e ndaluar. Janë fakte.

Po evidentojmë shkeljet se janë të rëndësishme jo vetëm për raportet por për të vërtetuar atë që po bën Rilindja në Delvinë. Pavarësisht se po përdorim metoda kriminale bashkinë do e fitojë kandidati i “Bashkë Fitojmë”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy