Rama: Kush thotë se kontrolloj SPAK-un s’ka prova e argument. Kërkesat për ‘koka turku’ pa logjikë!

Rama: Kush thotë se kontrolloj SPAK-un s’ka prova e argument. Kërkesat për ‘koka turku’ pa logjikë!

Kryeministri Edi Rama hodhi poshtë akuzat e hedhura në drejtim të tij, se ai kontrollon SPAK-un.

"Kush thotë që e kontrolloj unë SPAK-un, mirë që nuk ka provë, apo argument, ka një problem më të madh, se nuk ka se si ta pranojë dhe ta tolerojë mendërisht që unë në politikë kam hyrë vetëm për të ndryshuar dhe për të kthyer përmbys çfarë mundem, nga karakantina e të shkuarës së largët dhe të afërt. Merr e kthe përmbys. Nuk kam hyrë për të qenë një hu i gjatë në radhën e atyre që bëhen ministra, kryetarë bashkie, ministra, dhe në rastin më të mirë ikin dhe s’lënë gjurmë. Në rastin më të keq i keni Live çdo sabah dhe çdo aksham bëhen për të ardhur keq. E ç’më duhet mua kontrolli i SPAK? Që unë të shqyhem ne dysh ditë e natë, në krye të punëve që shumica në  këtë familje politike të bëjnë punën e tyre që disa ti bëjnë në gjumë dhe ti gjejnë në gjumë. E ndërkohë ta kontrolloj SPAK-un, që ndonjë mes nesh, ca rrotull nesh, ca poshtë nesh, të flenë rehat në dyshekët e mbushur me puplat e korrupsionit?! Ç’muhabet është ky?!

Kërkesat e një minorance ulëritëse për ‘koka turku’ janë jo vetëm pa themel moral, por edhe pa themel logjik në luftën ndaj korrupsionit”, theksoi ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy