PS mbledh sot Kongresin e partisë

PS mbledh sot Kongresin e partisë

Socialistet do te mbledhin sot  kongresin me fokus kryesor përcaktimin e objektivit për zgjedhjet lokale që do të mbahen vitin tjetër.

Çeljen e kongresit do ta prijë një diskutimi në pesë tryeza të ndryshme që do të vendosen në mjediset e jashtme të Pallatit të Kongreseve duke nisur nga ora 09:30.

 Në sheshin “Skënderbej”, atë “Italia” dhe në Bulevardin para zyrës së presidentit, do të ngrihen pesë pikëtakime mes socialistëve, kryesisht ministra dhe grupeve të interesit për të diskutuar për integrimin, energjinë, mjedisin, shëndetësinë apo bujqësinë.

Shkarkimi i 61 drejtuesve të degëve të partisë socialiste në vend për t’u zëvendësuar me të tjerë, votimi për ndryshimet në statut dhe sekretariatin janë disa nga vendimet që kongresi do të  marrë në funksion të përgatitjes së partisë socialiste për zgjedhjet më të afërta, vendoret e 2023-it.

Me mbylljen e këtyre diskutimeve, socialistët, siç e ka artikuluar edhe vetë kryetari i tyre, Edi Rama të gjitha kritikat do t’i kenë për njëri-tjetrin.

 Atë do ta nis numri dy i socialistëve Damian Gjiknuri, më pas i rikthyeri në kampin rozë Ditmir Bushati me detyrën e drejtuesit të akademinë që synon zgjerimin e PS-së dhe detyrimet e mazhorancës qeverisëse ndaj qytetarëve nga kryetari i grupit parlamentar të socialistëve Taulant Balla.

Sipas draftit, kongresi i 9 prillit do të shkarkojë 61 krerët e degëve në rrethe, dhe do të hapë procesin zgjedhor në parti nga data 1 Maj deri në 15 Qershor. 

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste, ka reaguar në orët e para të mëngjesit duke uruar qytetarët për një fundjave të mbarë.

'Mirëmëngjes dhe me ndjesën që po ju zgjoj si gogol në këtë ditë pushimi, teksa PS e ka ditë kongresi, uroj për të gjithë ju një fundjavë të qetë.

AXHENDA
II.Rendi i punës së Kongresit të Partisë:

A)Çelja e punimeve të Kongresit

12:00 – HAPJA E PUNIMEVE – Fjala e Sekretarit të Përgjithshëm të PSSH – Damian Gjiknuri.

12:05 -KËSHILLIMI KOMBËTAR – Elisa Spiropali-Paraqitje e rezultateve të procesit.

12:20 – HAPJA DHE FUQIZIMI I PS – Ditmir Bushati – Akademia, vizioni dhe roli i saj në përthithjen dhe zhvillimin e kapaciteteve në radhët e PS.

12:30 – PËRFAQËSIMI i qytetarëve dhe PËRGJEGJËSITË e mazhorancës – Taulant Balla.

12:35 – Fjala e Kryetarit të PSSH-së z.Edi RAMA.

B) Sesioni i punimeve formale

13:30 – Çelja e pjesës organizative.

13:35 – STATUTI – Prezantimi i paketës së ndryshimeve në Statutin e PSSH-së.

13:45-PROPOZIME për shtesa dhe përmirësime në draft statutin e PSSH-së. VOTIM i ndryshimeve në statut.

Ora 14:00- DIGJITALIZIMI – Prezantim i platformës së re digjitale për komunikimin me strukturat e partisë dhe publikun.

14:15 – DISKUTIME – Hapje e diskutimeve të lira nga delegatët e Kongresit.

15:00- MBYLLJA E PUNIMEVE TË KONGRESIT

SHËNIM: Paralelisht me diskutimet e lira, anëtarët e Asamblesë Kombëtare do të kryejnë në hollin e Pallatit të Kongreseve votëbesimin e Sekretariatit Ekzekutiv të PSSH-së.

III. Sekretariati Ekzekutiv i Partisë të marrë masat organizative për zhvillimin e Kongresit të Partisë në përputhje më kërkesat e Statutit dhe Librit të Rregullave të Partisë.

ASAMBLEJA KOMBËTARE

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy