Ministria e Mbrojtjes: Në Shkodër vazhdojmë të jemi në këmbë, jo politikë me përmbytjet

Ministria e Mbrojtjes: Në Shkodër vazhdojmë të jemi në këmbë, jo politikë me përmbytjet

Ministria e Mbrojtjes i bën thirrje pushtetit vendor dhe administratorëve lokalë të lënë llafet e propagandën boshe të politikës ndarëse të ditës, dhe të marrin masat për koordinimin e shpërndarjes, në bazë të nevojave, pa dallim, për të gjithë banorët në zonat e rrethuara nga uji.

Përmes një deklarate për mediat, Ministria apelon që me përmbytjen në Shkodër të mos bëhet politikë.

"Forcat e Armatosura po punojnë natë e ditë për shpërndarjen e ndihmave, sipas planifikimit të Komisionit të Emergjencave përmes Prefekturës dhe strukturave vendore.Bashkëpunimi mes forcave të ushtrisë, institucioneve të qeverisë dhe pushtetit vendor është detyrimi ynë i përbashkët, dhe vendosja e qytetarëve në qendër të përpjekjeve të përbashkëta, është nderi i çdokujt që paguhet nga taksat e tyre!"

Ministria thekson se kushdo që thotë se ushtria nuk e njeh terrenin mirë, me siguri ka shkuar vetëm në ato zona ku e gërryen meraku për militanët.

"Kudo ku uji ka paralizuar jetën e njerëzve, në Obot, Dajç, Ana e Malit, Trush, Livadhë, Velipojë apo Bushat, që prej 5 Marsit e deri më sot, mbi 600 djem në uniformë, qindra të tjerë të Emergjencave Civile, Ndërhyrjes së Shpejtë dhe OSHEE kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë pranë cdo banori në vështirësi.Për ne, banorët e Shkodrës janë qytetarë të Shqipërisë! Ndaj sot e përherë, përtej llafeve e sajesave përçarëse politike e mediatike, do të trajtohen njësoj, për t’i bërë ballë të gjithë bashkë, tërbimit të natyrës, që na ka sjellë këto ditë të vështira".

Ministria e Mbrojtjes shton se nga strukturat e shtetit dhe në mënyrë të veçantë nga FA po bëhet gjithçka për të ndihmuar banorët në kapërcimin e kësaj situate.

"Deri më tani, 26 familje janë evakuuar, 2 mijë banorë janë lehtësuar me transportin e përditshëm. Janë evakuuar e po trajtohen me bazë ushqimore 2 500 krerë bagëti.Bashkë me banorët, Forcat e Armatosura kanë përforcuar 650 metra argjinaturë në Pentarë e Cas. Nga Ministria e Mbrojtjes dhe Rezervat e Shtetit janë shpërndarë mbi 30 mijë kg ushqime e detergjentë, 23 mijë litra ujë e më shumë se 53 mijë kg koncentrat. 300 ton koncentrat e qindra ton ujë pritet të shpërndahen ditë pas dite. Nga Rezervat e Shtetit janë shpërndarë pako ushqimore, shtretër, çadra, batanije e çizme për banorët në vështirësi".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy