Këshilltarja e PD në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Reila Bozdo ka denoncuar sot hedhjen e 12 milion eurove në sheshin Skënderbej, ndërkohë që Tirana, sipas saj, çdo ditë është pjesë e makthit të trafikut të automjeteve.
Sipas Bozdos ky investim nuk i sjell asnjë të mirë qytetarëve por po bëhet vetëm për kapriçot e Edi Ramës.



