Rama takohet me Stoltenberg në Samitin e NATO-s: Shqipëria vlerësohet pozitivisht për kontributin e saj (VIDEO)

Rama takohet me Stoltenberg në Samitin e NATO-s: Shqipëria vlerësohet pozitivisht për kontributin e saj (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Samitin e NATO-s në Bruksel dhe nga aty ka treguar se Shqipëria është vlerësuar për kontributin e saj në rritjen e buxhetit  të mbrojtjes.

Kreu i qeverisë është takuar edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës, Jens Stoltenberg.

Sipas Ramës, vendi jonë është vlerësuar shumë pozitivisht për kontributin në programin e Aleancës. "Shqipëria vlerësohet shumë pozitivisht për kontributin e saj në programin e Aleancës; rritjen e buxhetit të mbrojtjes; pjesëmarrjen me 13% të trupave të veta në frontet e përbashkëta; qasjen aktive kundër terrorizmit dhe ektremizmit të dhunshëm", shkruan Rama në rrjetin social "Facebook" 

Kryeministri shprehet se duke vlerësuar lart marrëveshjen e arritur mes Athinës e Shkupit, Shqipëria mbështet nisjen e procedurave për anëtarësimin sa më parë në NATO të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy