Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se është dakord që 21-janari të rihetohet, pas vendimit të Strasburgut. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama si nxitësin kryesor të protestës ku humbën jetën 4 persona.
Por Rama nga ana e tij e cilësoi atë krim shtetëror për të cilin drejtësia deri më tani nuk ka shkuar te urdhëruesi.



