
Mbledhja e kryesisë së PD-së, mbrëmë është shoqëruar me tensione të larta mes anëtarëve të saj, teksa u mor vendimi për zgjedhjen e kryetari të ri më 29 korrik.
Gazetari Agim Baçi, thotë në MCN live se përderisa disa deputete kanë zgjedhur të heshtin, kanë harruar të marrin vendime që u takojnë.
Sipas tij, paraprakisht se të marrë pjesë në kandidim, duhet të sqaroj shumë gjëra që e lidhin me Sali Berishen.
Nëse nuk flasim për shkakun, nuk i kuptojmë pasojat. Për mua është e çuditshme se si sot shumë deputetë kanë zgjedhur heshtjen në këto 1 vit e gjysmë, duke parë pragmatizmin dhe kanë harruar që në fund fare janë politikan që duhet të marrin vendime.
Berisha ishte ai që e krijoj Bashën, bëri demokratët të besojnë e ai është më i mire, ai e zhyti.
Basha përpara se të kandidoi duhet të sqarojë njëherë demokratët se cila është marrëdhënia e tij me Sali Berishën, ka vendime ka merren me të, cila ka qenë marrëveshja e mazhorancën me Sali Berishen dhe pastaj ka një pyetje shumë interesantë që kur nuk e bërë 8 vjet, pse do e bësh tani.
Sipas Baçit, politika është për të marrë vendime dhe nuk vlen justifikimi frikacak i disa anëtarëve të PD, të cilët punojnë me dy standarde.
Për mua ka rëndësi që e djathta të ndërtoj një lidership me ide krejt të qarta, me program të qartë dhe pastaj të shkoj drejt një zgjedhje.
Këta njerëz që janë zgjedhur do mbajnë përgjegjësi politike këta. Ka një paradoks, ka disa që i kërkuan llogari Bashës pas humbjes, tani atyre nuk u bën përshtypje humbja e Berishës.
Tani nuk ke një qëndrim ti, si ka mundësi që je e dy standarde? Politika nuk është ndërmarrje, është për të marrë vendime për të tjerët, por justifikimi frikacak i tyre që kjo është për të mbrojt militantë, etj, jo, qytetarët të dëgjojnë ty për të mare vendime, por mos u sill si militantë.
PD duhet të shkojë drejt zgjedhjeve.



