Kreu i PS së Rubikut jep dorëheqjen: Partia rikandidoi një njeri që ka harruar shokët e klasës

Kreu i PS së Rubikut jep dorëheqjen: Partia rikandidoi një njeri që ka harruar shokët e klasës

Kreu i PS-së së Rubikut ka dhënë dorëheqjen pasi selia rozë bëri publike listën e kandidatëve për zgjedhjet e 14 majit. Pal Tushaj njoftoi në Facebook largimin nga kreu i PS-së që qytetit të Rubikut, ndërkohë që për Bashkinë Mirditë rikandidon kreu aktual, Ndrec Deda.

Siç thotë vetë Tushaj në Facebook, ka qenë pikërisht rikandidimi i Dedës arsyeja e dorëheqjes së tij. Tushaj e akuzon Dedën se ka afruar në administratë njerëz me precedentë penalë dhe ka harruar shokët e klasës.

Statusi i zotit Tushaj, siç është postuar në profilin e tij

Të nderuar miq. Ju bëj me dije se kamë dhënë dorheqjen nga pozicioni i kryetarit të partis socialiste  të njësise vendore Rrubik.

Arsyja e pare dhe kryesore që dhashë dorheqjen është rikandidimi i ndrec Dedës .disa arsyet e tjera jane:1 - zoti ndrec e trajton Mirditën si të dorës dytë pasi vjen në punë me koh të pjesëshme ,2 herë në javë me nga 2 orë .Vetem  kur ka fushate vjen me koh të plotë .

2 -Nuk përfill strukturat e P S

3 -Bën fushat me njerz me precedent penal

Bën emrime klienteliste pa marr parasysh fare partine. Prioritet kryesor që të jesh ne administratën e zotit nrec është të kesh dy emra dhe të keshë qënë të paktën një her në burg

4 -Të keshë nivel të cunguar arsimor si nreca

Të mos mbajshë mend shokët e klasës

5 - Të qeshësh sa her fol nreca

Kam dhe shum arsye të tjera që do ti them në statuset tjera.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy