Gjykata Kushtetuese shtyn vendimin për Vettingun pas ankesës së gjyqtarëve

Gjykata Kushtetuese shtyn vendimin për Vettingun pas ankesës së gjyqtarëve

Procedurat shtyjnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Ligjin e “Vettingut”. Avokati që përfaqësonte Shoqatat e gjyqtarëve në Kushtetuese, nuk gëzonte të drejtën e përfaqësimit para trupës gjykuese, ç’ka solli vendimin për të shtyrë zhvillimin e seancës së shumëpritur deri të hënën e ardhshme.

Seanca u shty për të hënën, pas kërkesës së përfaqësueses së mazhorancës për të mos pranuar si përfaqësues ligjor avokatin e paraqitur në seancë.

Sipas deputetes Vasilika Hysi ai ishte pa licencë.

“Sipas ligjit të avokatit, një numër i caktuar avokatësh kanë të drejtën të përfaqësojnë çështjen në Gjykatë të Lartë dhe Gjykatë Kushtetuese dhe ka ca procedura të brendshme si funksionon shoqata kombëtare e gjyqtarëve dhe unioni i gjyqtarëve për ankimimet në Gjykatën Kushtetuese. Në sot kemi ngritur një shqetësim që ia kishim parashtruar Gjykatës Kushtetuese”, tha Hysi.

Shoqatat e gjyqtarëve kanë ankimuar disa nga nenet e Ligjit të “Vettingut”, për të cilat thonë se nuk përputhen me Kushtetutën.

Ligji i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve është ligji më i rëndësishëm i Reformës në Drejtësi. Ky ligj është atakuar vitin e shkuar edhe nga Partia Demokratike, por kushtetuesja ka vendosur në favor të zbatimit të draftit që pritet të kontrollojë trupën gjyqësore në Shqipëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy