Dosja e Dibrës/ Rama me analistët: Hetimet duan prova, pa prova bëhen vetëm artikujt  

Dosja e Dibrës/ Rama me analistët: Hetimet duan prova, pa prova bëhen vetëm artikujt  

Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, kryeministri Rama u pyet në lidhje me dosjen e Dibrës për zgjedhjet. Rama tha se nuk ka pasur ndikim mbi drejtësinë dhe për këtë çështje janë dënuar përgjegjësit.

Shkullaku: Si përfundoi hetimi për dosjen e Dibrës?

Rama: Me 17 veta në burg. Ju doni të jeni vetë regjimi. Janë bërë hetime intensive. Fakti që ju keni vendosur të dënohen njerëz që nuk kanë fare lidhje me ca mendoni ju nuk do të thotë se kontrollojmë drejtësinë. Hetimet duan prova, artikujt bëhen pa prova.

Tela: Nuk nis gjykimi. Është katandisur çështja me hetimin e 3 personave.

Rama: 17 veta janë dënuar.

Shkullaku: Janë vetëm 3 që ndiqen në gjendje të lirë.

Rama: Cila çështje? Ajo që më nxirrni në televizor duke folur në telefon?

Shkullaku: Është shkelje kur një deputet i PS i thotë drejtorit të shkollës që nëse nuk votohet partia do të hiqet nga puna.

Rama: Janë bërë të gjitha hetimet. Ka pasë një hetim Italia, 21 vjet për muhabete votash.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy