Me rastin e 108-vjetorit të krijimit të Ushtrisë Shqiptare ambasadorja e Amerikës në vendin tonë Yuri Kim ka shpërndarë një mesazh në rrjetet sociale ku shprehet e lumtur për misionet që dy vendet kanë bërë së bashku.
Përpos fotos ku duken ushtria shqiptare dhe ajo amerikane Kim shkruan:
“Gëzuar ditëlindjen e 108 Forcat e Armatosura të Shqipërisë. Ne jemi krenar që stërvitemi dhe luftojmë së bashku. Krah për krah. Ne do të përpiqemi të forcojmë gadishmërinë e përbashkët,”-shkruan Kim.



