Hoxha: Në muajin gusht u shtuan vrasjet, të arrestuarit më shumë se një vit më parë

Hoxha: Në muajin gusht u shtuan vrasjet, të arrestuarit më shumë se një vit më parë

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha duke raportuar në Komisionin Parlamentar të Sigurisë Kombëtare tha se është e vërtetë që në muajin gusht të këtij viti pati një rritje të veprës penale “vrasje”, krahasuar me muajt e tjerë.

Por ai shtoi se në analizë të treguesve të 8-mujorit, jemi pothuaj në të njëjtat parametra me vitin e kaluar, që ka shënuar numrin më të ulët të vrasjeve në 3 dekadat e fundit.

Përgjatë periudhës Korrik-Gusht 2024 kanë ndodhur gjithsej 12 vrasje, nga të cilat janë zbuluar 10 prej tyre.

Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe janë parandaluar 12 tentativa vrasjeje.

Sa i takon vitit 2024, janë regjistruar 28 vrasje, nga 35 që ka patur përgjatë vitit 2023.

Një nga çështjet e parashtruara nga ju është dhe numri i ulët i personave të arrestuar.

Dua të saktësoj se, numri i personave të arrestuar, krahasuar me një vit më parë është më i lartë, si për ata të shpallur në kërkim kombëtar, dhe për ata në kërkim ndërkombëtar.

Më konkretisht, për personat në kërkim kombëtar, gjatë periudhës Janar-Gusht 2024, janë kapur 209 persona më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, ose e thënë ndryshe 17% më shumë.

Për personat në kërkim ndërkombëtar, gjatë periudhës Janar-Gusht 2024 janë kapur 61 më shumë se vitin e kaluar, ose 43% më shumë.

Është e rëndësishme të theksoj se, kapja e personave në kërkim ndërkombëtar është rezultat edhe i bashkëpunimit të shkëlqyer me policitë e vendeve partnere dhe organizmave të tillë, si Interpol dhe Europol.

Vetëm gjatë këtij viti, Policia e Shtetit është e përfshirë në rreth 20 skuadra të përbashkëta hetimore dhe në 81 operacione policore me homologet e vendeve të BE-së dhe më gjerë.

Lidhur me zgjedhjen e kreut të Policisë së Shtetit, Hoxha shtoi se komisioni që bën vlerëson përbëhet nga një zv.ministër, Sekretari i Përgjithshëm dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP).

Komisioni organizon gjithashtu seanca dëgjimore me kandidatët e kualifikuar, seanca ku janë ftuar për t’i ndjekur edhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare që asistojnë Policinë e Shtetit.

Në fund të këtij procesi, brenda 48 orëve nga seanca e fundit dëgjimore, Komisioni përpunon të dhënat dhe harton tabelën përfundimtare të vlerësimit të kandidatëve.

Komisioni rendit kandidatët sipas pikëve të marra duke filluar nga kandidati që ka marrë më shumë pikë.

Në rastet kur kandidatët kanë pikë të barabarta, ata do të listohen në bazë të vjetërsisë në profesion dhe përvojës profesionale.

Në përfundim të renditjes, Ministri i propozon Kryeministrit një nga kandidatët me vlerësimin më të lartë.

Propozimi shoqërohet me një relacion, i cili shpjegon procesin e ndjekur, kandidatët që u kualifikuan, si dhe arsyet për kandidatin e propozuar për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy