E kaluara e Belerit/ Hoxha: SPAK nuk e hetoi dhe e varrosi përfundimisht dosjen e masakrës së Peshkëpisë

E kaluara e Belerit/ Hoxha: SPAK nuk e hetoi dhe e varrosi përfundimisht dosjen e masakrës së Peshkëpisë

Teksa e kaluara e Fredi Belerit, i cili u dënua dy vite për blerje votash në zgjedhjet e 14 majit, është përmendur edhe në lidhje me masakrën e Peshkëpisë, gazetari investigativ Artan Hoxha, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, se Fredi Beleri është dënuar tre herë më parë nga drejtësia në Shqipëri dhe në Greqi për vepra të ndryshme penale.

Hoxha tha madje se Beleri u fal nga SPAK, i cili e ka varrosur njëherë e mirë dosjen e masakrës së Peshëkpisë.

Beleri u bë fenomen dhe e vuri shqipërinë nën presion. Por Shqipëria ia ka dalë, nëse nuk do të ishte SHBA.

Beleri nuk duhet të ketë shumë ankesa. Unë kam dy vendime që SPAK që ka shkuar në gjykatën speciale që të pushojë hetimet për masakrën e Peshkëpisë, që u rihap në 2019 nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

SPAK nuk e hetoi dhe e varrosi masakrën e Peshkëpisë, 6 dhjetor 2021, vendimi numër 79, marrë nga i njëjti gjyqtar që dënoi Belerin tani, Erion Çela, për Belerin dhe 18 persona. Edhe Gjykata e Apelit më 7 prill 2022 e ka pushuar përfundimisht si çështje. Familjet e dy të vrarëve nuk do ta mësojnë kurrë zyrtarisht se kush qëlloi mbi ta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy