Kryeopozitari Lulzim Basha përfundon drekën e punës me 8 ambasadorë të Bashkimit Europian, përkatësisht të Gjermanisë, Hungarisë, Polonisë, Kroacisë, Sllovenisë, Sllovakisë, Holandës si dhe të Belgjikës.
Në përfundim të drekës së kreut të PD-së Lulzim Basha më ambasadorët e cila zgjati mbi 2 orë, kyreopozitari theksoi se nga ky takim ka jane ndare me optimizem dhe me mbeshtetje. “Ndahemi nga kjo drekë me optimizëm dhe vendosmeri. Bashkëbisedimi me ambasadorët mbështetës. Nuk tërhiqemi deri në përmbushjen e kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Do ti shkojmë deri në fund kësaj kauze”, tha Basha.
Kreu i opozitës Lulzim Basha ka shtuar se bisedimi me ambasadorët ishte mbështetës dhe shtoi se PD-ja do i shkojë deri në fund kauzës së saj.
Ky ishte takimi i dytë brenda 24 orëve, në javën e katërt të protestës së opozitës e cila ka ngritur një çadër para kryeministrisë dhe kërkon largimin e kreut të qeverisë Edi Rama dhe formimin e një qeverie teknike për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.



