“Partizani”, Rama dhe Balla thirren dëshmitar/ Zhabina: Hapet rruga për praninë e çdo politikani në gjykatë (VIDEO)

“Partizani”, Rama dhe Balla thirren dëshmitar/ Zhabina: Hapet rruga për praninë e çdo politikani në gjykatë (VIDEO)

Gazetari Xhevair Zhabina, thirrjen e Kryeministrit Edi Rama dhe deputetit socialist Taulant Balla, për çështjen “Partizani” nga GJKKO, e sheh si hapjen e rrugës që çdo politikan të jetë në dyert e drejtësisë.

 

Nga studio e “MCN Live” ai deklaroi se, lajmi në këtë rast është thirrja e Kryeministrit.

 

Është detyrim ligjor se gjykata ka thirrur si dëshmitar shtetasin Edi Rama, nuk mund të delegohet dhe të shkojë dikush tjetër në vend të tij. Zoti Balla i ka dhënë deponimet e tij në prokurori, por lajmi në këtë rast është thirrja e Kryeministrit. 

 

Thirrja e zotit Rama ka më shumë kontekst politik dhe një lloj normaliteti që tashmë zyrtarët dhe ish-zyrtarët e këtij vendi përballen me drejtësinë drejtpërdrejtë. Se më parë kemi parë që politikanët në këtë vend e kanë pasur shumë frikë të shkojnë në dyert e prokurorisë.

 

Përtej asaj që mund të deklarojë zoti Rama në seancë gjyqësore, thelbi i kësaj historie është prania e çdo politikani në dyert e gjykatës dhe prokurorisë. Të gjithë ata që kanë shënjuar këtë 20-vjeçar të fundit, janë në dyert e këtyre organeve. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy